Xhoshua dhe gazetarja kalojnë në “flërt” gjatë intervistës

Boksieri i peshave të rënda ishte në humor pas fitores ndaj Xhermen Frenklinit, dhe biseda me prezantuesen i erdhi në kohën e duhur. Lora Vuds e ngacmoi Entoni Xhoshuan se “cili do të ishte takimi i ëndrrave me një vajzë për ty?” Ish-kampioni i botës u përgjigj shkurt “ti”, dhe kjo bëri që Lori të ngrinte grushtat drejt qiellit dhe të thërriste, “kjo është e përsosur”. Më pas, Xhoshua e ngacmoi nëse ishte apo jo “e zënë”, dhe ajo u përgjigj se “jam shumë e fokusuar në punë për takime dashurie”.

Sfidanti.al