Ku shkuan golat në Katar? Levandovski ende “thatë” në kupat e botës!

Dy barazime 0-0 nuk ishin ajo që tifozët prisnin sidomos pas fitores dramatike dhe të bujshme të Arabisë Saudite ndaj Argjentinës që në mesditë. Danimarkë-Tunizi dhe Meksikë-Poloni përfunduan pa gola duke treguar se në Kupën e Botës në Katar nuk do ta kemi të garantuar spektaklin. Të paktën 3 prej ekipeve ishin pragmatike dhe vetëm Meksika mund të marrë notë të mirë për futbollin sulmues. Kjo, në kontrast të plotë me ndeshjet e tjera, në të cilat ishin shënuar 19 rrjeta në 5 përballje, gati 4 për çdo sfidë. Ndërkaq, Robert Levandovski mbetet “thatë” në kupat e botës pasi nuk ka arritur të shënojë asnjëherë. Legjenda polake e pati mundësinë për ta thyer mallkimin në moshën 34-vjeçare, por penalltia e gjuajtur prej tij në pjesën e dytë u ndalua nga portieri meksikan, Gijermo Oçoa.

Sfidanti.al