Adetokumbo shënon 37 pikë, Miluoki kalon Portlendin!

Nuk ishte një ndeshje e lehtë pasi kundërshtari ishte treguar mjaft i fortë. Gjithsesi, nëse Janis Adetokumbo është në maksimum për Miluokin është më e thjeshtë fitorja dhe kështu ndodhi në duelin ndaj Portlend Trejl Blejzërsave. Përfundoi 119-111, në një duel tipik të NBA-së së sotme me shumë sulm e më pak mbrojtje, ndërsa Adetokumbo shënoi 37 pikë. Ai mori vlerësimin shumë të mirë 19, pasi shtoi edhe 7 topa në tabela, 6 asistë e 2 vjedhje topi. Edhe pse nuk mund të jetë i kompletuar si një Lebron, Jokiç apo Donçiç, sërish gjigandi është dominues. Fitorja u arrit në mungesë të Midëltonit dhe Miluoki është në vend të dytë në Lindje me 12 fitore e 4 humbje, një fitore më pak se Bostoni.

Sfidanti.al