Ronaldo ndahet nga Mançester Junajtidi, ndoshta shkon tek Njukasëlli!

Legjenda portugeze e ka zgjidhur njërën nga enigmat e karrierës së tij duke u larguar me marrëveshje nga “Old Trafordi”. Pas intervistës “shpërthyese” për Pirs Morganin duket se nuk kishte mbetur gjë tjetër për të bërë dhe mediat angleze shkruajnë se Kristiano Ronaldo ra dakord me klubin që të largohet menjëherë duke mos marrë asnjë “centezëm” nga 16 milionë paundë stërlinat që i mbeteshin në kontratë. Për CR7-ën ishte e rëndësishme që gjithçka të përfundonte ende pa nisur mirë Botërori për Portugalinë, në mënyrë që të përqëndrohet tërësisht në këtë objektiv të madh, ndërsa flitet se ai mund të shkoje tek Njukasëlli sërish në Premier Ligë, apo ndoshta tek Al Nasri në Arabinë Saudite. Të dyja këto skuadra i zotëron familja mbretërore saudite. Ronaldo mund të shkojë tek Njukasëlli që në 2 janar si lojtar i lirë dhe padyshim që aty do të mund të marrë një rrogë tepër të lartë, pasi sauditët mund t’ia japin.

Sfidanti.al