Ueah, ylli amerikan që luan në emër të babait të tij të shquar

Të atin e ka sot president të vendit, por jo të atij vendi që i përket si nënshtetësi dhe si kombëtare. Timoti Ueah është djali i të shquarit Zhorzh Ueah, ish-sulmues i Paris SG dhe Milanit, si dhe i Liberisë, e tani i zgjedhur në funksionin më të lartë, atë të presidentit. Djali i tij, Timoti, ka zgjedhur të luajë për ekipin përfaqësues të SHBA-së dhe shkruajti historinë duke shënuar gol për amerikanët në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar ndaj Uellsit. Timoti ka lindur pikërisht në tokën amerikane, në Nju Jork, ndërsa futbollin profesionist e luan në Francë. Timoti Ueah thotë se luan për emrin e tij, dhe jo për mbiemrin e babait, ndërsa ka vendosur rekordin si i pari djalë i një presidenti shteti që shënon gol në finalet e Kupës së Botës.

Sfidanti.al