Flitet për një Lacio-Inter, një duel që vjet shkoi shumë keq për skuadrën zikaltër, por mesfushori shqiptar nuk ishte atë mbrëmje në stadiumin “Olimpiko”. Kristjan Asllani është i ri për Interin, dhe i ri edhe për Serinë A ku doli në skenë vetëm që nga janari apo shkurti i këtij viti, ndërsa sonte ka duelin e fortë në kryeqytet. Përballë tij mund të jetë shoku i kombëtares, zv. kapiteni kuqezi, Elseid Hysaj. “Për mua është speciale, – thotë ai, – është kënaqësi të takoj Hysajn. Është miku im dhe sa herë që përballemi shkëmbejmë fanelat. Gjithsesi, ndaj Lacios duam 3 pikët”.
Sfidanti.al