Linda i prezantoi kështu 8 medaljet e fituara në Europianin e notit!

Është anëtare e dalluar e kombëtares së Italisë dhe ishte njëra nga më të shkëlqyerat në kampionatin e fundit kontinental. Në Europianin që përfundoi pak ditë më parë në kompleksin e pishinae të Romës, Linda Çerruti fitoi plot 8 medalje edhe pse asnjëra prej tyre nuk ishte e artë. Specialistja në notin e sinkronizuar fitoi të 6 medalje argjendi dhe 2 bronzi, duke qenë një nga më të mirat në Europian. Për t’i demonstruar me krenari ajo bëri një figurë gjimnastikore, që është gjithashtu edhe ushtrim i notit të sinkronizuar, siç e shikoni në foto.

Sfidanti.al