Janë gjithsej 135 transferime gjatë një stine 3-mujore me shifra që tregojnë se pasojat e pandemisë së koronavirusit janë kaluar. Të paktën kështu duket në Premier Ligën angleze ku u thye rekordi historik i blerjeve të verës, vendosur në 2019. Tashmë janë shpenzuar 1.5 miliardë paundë stërlina, në krahasim me 1.42 miliardë paundët e shpenzuara 3 vjet më parë. Jo vetëm kaq, por u kalua shifra e krejt 2021-it që ishte 1.44 miliardë paundë stërlina. Blerjet më të shtrenjta janë Daruin Nunjez, Mark Kukureja dhe Rahim Stërling.
Sfidanti.al