Dakord Milikun, por ku do t’i gjejë Juventusi 20 milionë euro për Paredesin!

Me dy lojtarë të tjerë në ekip, dhe me kthimet nga dëmtimi të disa të tjerëve të rëndësishëm, padyshim që piemontezët do të kishin shanse më të mira për të konkurruar këtë sezon në Serinë A. Sulmuesi Arkadiush Milik është shumë pranë e do të vijë nga Marseja, ndërsa pritet një akord me Paris SG për argjentinasin Paredes. Problemi është që francezët vërtet pranojnë huazimin, por kërkojnë detyrim për blerje kartoni më pas me 20 milionë euro. Juventusit kjo gjë nuk i pëlqen, dhe do të shihet se çfarë zhvillimesh do të ketë këto ditë ndërsa afati i transferimit përfundon në 31 gusht.

Sfidanti.al