Bajerni nuk dëshiron përsëritje të historisë, bisedime me Hernandezit e Pavarit

Një klub që cilësohet tepër profesional dhe i saktë si “orë zvicerane” nuk dihet pse ka bërë gabime të tilla. Lojtarë të ndryshëm janë larguar me parametër zero si Toni Kros, David Alaba e së fundmi Niklas Zyle, për të mos folur për Robert Levandovskin, situata e të cilit u duk se nuk u menaxhua mirë. Tek Bajerni e pranojnë indirekt se kanë gabuar dhe kjo duket nga fakti se duan të nisin sa më shpejt bisedimet me dy mbrojtësit francezë, Lykas Hernandez dhe Benzhame Pavar. Kontratat e dy futbollistëve përfundojnë në 2024, ndaj bisedimet e Kahnit dhe Salihamixhiçit duhet të jenë këtë sezon për të bërë të mundur që ata të transferohen kundrejt një fitimi të caktuar dhe të mos humben për asgjë.

Sfidanti.al