Championsi mund ta lerë Barcelonën pa para!

Fati u tregua mizor që në hapin e parë, dhe do të duhet një sforco e madhe dhe padyshim edhe … fat, për t’ia dalë. Shorti i Championsit bëri që Barcelona të jetë në rrezik të madh, të paktën siç shkruan “Marka” e Madridit. Klubi katalanas kërkon dhjetëra milionë të ardhura nga Liga e Kampionëve për të rregulluar bilancet, por me Bajernin dhe Interin edhe mund të eliminohet. Nëse nuk kalohet grupi, humbja mund të jetë rreth 32 milionë euro, duke llogaritur faktin se Barça është nga ato ekipe që synon të paktën gjysmëfinalen. Po ashtu, vlejnë edhe fitimet në grup pasi çdo fitore të jep 2.8 milionë euro dhe çdo barazim 930 000! Në një grup të tillë vështirë të kesh shumë fitore. Gjithsesi, kjo mund të ndryshojë nëse projekti i Ksavit futet “në shina”. Me talentin që ka ekipi, gjithçka mund të ndodhë.

Sfidanti.al