Disfata e parë u pësua vjet në fazën e shkuarjes të Serisë A, dhe u cilësua një ndalesë e papritur dhe e përkohshme. Interi i Simone Inzagit u mund atëherë 1-3 në “Olimpiko” ndaj Lacio e Mauricio Sarrit”, por ja që kjo gjë ndodhi përsëri. Kjo mbrëmje bëri që zikaltërit të rrëzoheshin sërish në tapet, me të njëjtin rezultat, ndërsa vendasit u duk se e merituan fitoren edhe më shumë sesa atëherë.
Pavarësisht fuqisë së madhe të sulmit me Lautaro Martinezin e Lukakun, duke hedhur në fushë pas pushimit edhe Xhekon, Korrean e Çalhanoglunë, sërish Interi vuajti lojën e Lacios. Nuk mjaftoi barazimi i Lautaro Martinezit në nisjes të pjesës së dytë pas golit të Felipe Andersonit, pasi vendasit u përgjigjën me Luis Alberton e Pedron. Nëse tek lacialët po duket dora e Sarrit dhe ata kryesojnë renditjen me 7 pikë në 3 ndeshje, tek zikaltërit duket se Inzagi nuk po arrin t’ia marrë dorën një detyre me kaq përgjegjësi. Natyrisht, nuk duhet nxjerrë përfundimi kaq shpejt, por dy herë i njëjti gabim sikur rëndon.
Sfidanti.al