Në moshën 21-vjeçare nuk e ka pasur të mundur të ketë vend rregullisht në lojën e skuadrës bavareze. Xhoshua Zirkze është një sulmues holandez i talentuar dhe për këtë arsye Bajerni nuk ka hequr dorë përfundimisht nga ai, përkundrazi. Nëse nuk ia del me konkurrencën me Gnabrinë, Sanenë, Mylerin dhe Sadio Manenë, këtë mund ta bëjë diku tjetër dhe do ta bëjë (mesa duket) në Itali me Bolonjën. Seria A do të ishte një skenë shumë e mirë për sulmuesin, të cilin klubi italian e merr për 8.5 milionë euro, një shifër disi e ulët në krahasim me 11 milionë eurot e vlerësimit nga “transfermarkti”. Gjithsesi, Bajerni ruan të drejtën për ta marrë sërish për 20-25 milionë euro si dhe të ketë 50 për qind të transferimit të ardhshëm nëse këtë e bën Bolonja.
Sfidanti.al