A do të mjaftojnë 120 milionë euro që Çelsi të marrë Leaon?!

Pronarët e rinj të bluve të Londrës nuk kanë të ngopur dhe nuk e kanë problem të shpenzojnë. Kjo, sidomos sepse skuadra nuk po jep atë që pritet, madje Çelsi është shumë dobët me një fitore, një barazim dhe një humbje në Premier Ligë. Trajneri Tuhel kërkon sulmues dhe bashkë me Obamejangun mund të vijë edhe Leao, ndonëse ende duket e vështirë. Milani nuk ka asnjë dëshirë ta humbasë sulmuesin e saj kryesor të së ardhmes, që është vetëm 23 vjeç dhe që vetëm vitin e kaluar dhe atë që pritej me fanelën kuqezi. Gjithsesi, Çelsi ofton 120 milionë euro, që i shtohen 210 milionë eurove të shpenzuara deri tani. Çfarë do të bëjë Maldini? Çfarë mendon vetë futbollisti? Besohet se Leao po lëkundet dhe tek Milani kanë nisur të shqetësohen.

Sfidanti.al