Në Itali pyesin si do t’ia bëjë Juventusi me treshen e madhe të PSG-së?!

Përveç francezëve, në grupin e Championsit janë edhe “bebet” e Benfikës dhe Makabi i rrezikshëm i Haifës që ka lojtarë që dinë të shënojnë gol. Në Itali mendojnë se Juve mund t’ia dalë për të kaluar në raundin e dytë, edhe pse sfidat do të jenë të forta dhe portugezët mbeten të rrezikshëm (mos harroni eliminimin nga Porto). Gjithsesi, “dritat e skenës” janë të gjitha në duelet me Paris SG, në të cilët Juventusi do të ketë përballë treshen e frikshme Mesi-Mbape-Nejmar. Kjo treshe e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer kampionatin francez dhe kërcënon të bëjë të njëjtën gjë në Champions. Me një Juventus ende në rindërtim kjo mund të jetë e rrezikshme.

Sfidanti.al