Juventusi realizon huazimin e Milikut, shumë pranë dhe Paredesi!

Trajneri Alegri mund të jetë i kënaqur, pasi ekipi është forcuar madje jo pak. Një Arkadiush Milik në sulm, aty ku ndodhet Vlahoviç e do të jetë shpejt edhe Kieza, nuk është gjë e vogël (pa llogaritur lojtarët e tjerë ofensivë). Sulmuesi polak vjen në Torino me huazim me kosto 800 000 euro dhe me një mundëi blerjeje të kartonit për 7 milionë euro (veçse jo me detyrim). Pra, për këtë vit jemi të siguruar. Mediat italiane shkruajnë se piemontezët janë pranë Paredesit të Paris SG, që është i lumtur të luajë sërish me Angel Di Marinë. Pra, pritet të kemi një Juventus të fortë për këtë sezon në Serinë A, dhe ku i dihet, edhe në Champions.

Sfidanti.al