Është 36 vjeç dhe ka shtatlartësinë e respektueshme prej 2.03 metrash. Një lojtar standard i NBA-së edhe pse në duart e tij nuk ka 10, por 9 gishta. Një aksident që në moshë të fëmijërisë ia shkaktoi këtë fatkeqësi, por nuk e ndaloi që të luante basketboll. Djaloshi nga Hjustoni shkëlqeu me zhytjet në kosh dhe luajti që nga viti 2005 për shumë ekipe si Boston Sëlltiks, Minesota, Hjuston, Dallas, Nju Xhersi Nets, Indiana, Feniks e Majemi, si dhe ishte tek Lokomotiva e Kubanjit dhe Krasnij Krilja në Rusi apo Foshani në Kinë. Në fillim ai u tërhoq nga basketbolli, por pastaj vendosi të luante sërish, ndërsa është në pritje të një ekipi.
Sfidanti.al