Benzema “tradhëton” Zidanin: Ançeloti, trajneri më i mirë që kam pasur!

Këto janë klasifikime të vështira për specialistë të stolit që kanë fituar mjaft. Karlo Ançeloti, Zhoze Murinjo dhe Zinedin Zidan janë në rangun e trajnerëve të tillë dhe Karim Benzema i veçon ndër të gjithë ata që ka pasur në karrierën e tij, apo qoftë edhe vetëm tek Reali. “I vlerësoj shumë Murinjon dhe Zizunë, – thotë Benzema, – por, Ançeloti … Ai erdhi si zgjedhja e fundit në treg, por fitoi tre trofe. Ai na jep shumë besim, është i vetmi që mund të na ndihmojë për të përmbysur situatën”. Sulmuesi i Realit fitoi çmimin e UEFA-s si lojtari më i mirë i vitit duke fituar 523 vota ndaj 122 të Kevin De Brujnit dhe 118 të Tibo Kurtuasë.

Sfidanti.al