Në Itali thonë se Interi duhet të jetë i hekur për t’ia dalë me Bajernin e Barçën!

Vështirë të mendohej një short më i vështirë se kaq. Vetëm ndonjë Rejnxhërs apo Marsejë nga vazoja e katërt mund ta kishin bërë grupin C më të tmerrshëm sesa është, por edhe kështu mjafton për t’u “llahtarisur”. Në Itali thonë se do të duhet një Inter “i hekurt” për të arritur kualifikimin në raundin e dytë të Championsit. Rivalët e grupit quhen Bajern i Mynihut dhe Barcelona përveçse Viktoria Plzenj nga Çekia. “Përballë Interit janë Levandoski dhe Mane, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, – janë dy skuadra të mëdha me lojtarë të jashtëzakonshëm. Bajerni është një “korracatë”, por edhe Barcelona ka karizmën e Ksavit dhe shumë talent në ekip”.

Sfidanti.al