Kristiano Ronaldo, i pari numër 7 i Man. Junajtidit që shënon 20 gola që nga … Kristiano Ronaldo!

Përpara tij ka pasur numra 7 të shkëlqyer, siç ishin Brajan Robson apo Dejvid Bekam, megjithatë kur vjen puna te golat, ai ka shok vetëm veten. Kristiano Ronaldo është protagonist i dy fitoreve të fundit të Mançester Junajtidit në Premier Ligë këtë sezon, të arritura të dyja me shifrat 3-2 në “Old Traford, fillimisht nga Totenhemit e tani kundër Noruiçit. Në të dyja këto fitore, të gjithë golat u shënuan nga Ronaldo. Sipas statistikave, portugezi u bë i pari lojtar me numrin 7 i Mançester Junajtidit që shënon mbi 20 gola në një sezon në të gjitha konkurrimet (ka 21), që nga … Kristiano Ronaldo. Ai kishte qenë i fundit që ia kishte dalë gjatë periudhës së parë në “Old Traford”.

Sfidanti.al