Ishte finalja e kampionatit të basketbollit për femra të Malit të Zi kur ndodhi diçka e rrallë. Një nga arbitrat u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë njërës prej basketbollisteve të ekipit vendas, Buduçnostit. Stefan Vukoviç i propozoi Violeta Lazareviçit, ndërsa ndeshja ishte duke u luajtur, dhe po transmetohej direkt në televizion. “Nuk e kisha menduar kurrë që kjo gjë do të ndodhte sot që të thoja “po”, madje nuk e dija që Stefani do të ishte arbitër i ndeshjes”, – tha më pas Violeta, por siç shkruajnë mediat malazeze, ajo mori unazën dhe shënoi kosha duke e pasur atë në gisht. Arbitri Vukoviç ishte prej kohësh i lidhur me basketbollisten. Buduçnosti fitoi 70-51 ndaj Podgoricës duke fituar titullin e 14-të kampion të Malit të Zi.
Sfidanti.al