Jo më kot ishte galaktikja e parë. Kosovare Asllani u bë blerja e madhe e ekipit të femrave të Realit të Madridit, ndërsa në vitin 2019, presidenti Florentino Perez vendosi të sfidonte dominimin e Barcelonës. Vajza me origjinë shqiptare nga Kosova dhe me nënshtetësi suedeze luajti për 3 sezone në klubin e madh spanjoll, por tashmë erdhi koha për t’u larguar. Pavarësisht talentit të saj të madh, teknikës dhe shpejtësisë së veçantë, Kosovarja u pengua sezonin e fundit nga dëmtimet, duke luajtur vetëm 17 ndeshje, por nga të cilat vetëm 10 si titullare. Në moshën 32-vjeçare synimi kryesor i Asllanit është të kalojë problemet me dëmtimet, dhe nëse e bën nuk do ta ketë problem të gjejë një skuadër të rëndësishme për të vazhduar karrierën.
Nën udhëheqjen e saj, Reali siguroi Championsin në 2021, ndërsa shqiptarja nga Kosova shënoi 16 gola në La Ligë. E njohur në mënyrë konfidenciale me nofkën “Kose”, Asllani ka pasur një karrierë të famshme. Në Suedi luajti për Linkëpingun dhe Kristianstadin, në Angli veshi fanelën e Mançester Sitit dhe në Francë ishte me Paris SG. Sulmuesja pati një sezon edhe në SHBA me Çikago Red Starsët. Për Suedinë ka shënuar 40 gola duke fituar edhe medalje, ndërsa Kosovare Asllani është vlerësuar edhe me çmime individuale.
Sfidanti.al