Rezistenca ishte e fortë dhe arsyeja po ashtu qendronte, ndaj edhe bisedimet u zgjatën aq shumë. Mohamed Salah u mendua se do të largohej nga Liverpuli pasi klubi nuk po arrinte të vendoste për kontratën e tij të re me rrogë tepër më të lartë sesa tani. Gjithsesi, tendenca e kohës është e pamundur të përballohet gjatë, dhe të kuqtë u detyruan të merrnin rrezikun në sy. Sulmuesi egjiptian do të ketë kontratë 3-vjeçare me rrogë 400 000 paundë stërlina në javë, shumë më tepër sesa më parë, ndonëse jo 500 000 siç u fol më herët. Gjithsesi, rroga e shkatërron skemën e pagave të Liverpulit, ku Van Dajk ishte më i paguari me 220 000 paundë stërlina në javë e kjo do të thotë se të kuqtë do të duhet të bëjnë sakrifica për të mbajtur yjet e tjerë. Rroga e bën Salahun numrin 1 në Premier Ligë dhe më të paguarin në histori në “Anfild”, pasi De Brujne dhe Kristiano Ronaldo marrin nga 385 000 paundë stërlina në javë, dhe Erling Halandi 375 000, po aq sa David De Gea.
Sfidanti.al