Mançester Junajtidi shumë pranë 50-milionëshit Lisandro Lopez!

Ajaksi nuk dorëzohet lehtë dhe kërkon të fitojë maksimalisht nga yjet që ka. Lisandro Lopez është njëri prej tyre dhe Arsenali provoi dy refuzime ndërsa propozoi ta merrte mbrojtësin e Argjentinës për 34 dhe 44 milionë euro përkatësisht, duke përfshirë edhe shpërblime. Holandezët duan 50 milionë euro dhe sipas raporteve në Angli favorit për ta marrë 24-vjeçarin është Mançester Junajtidi. Kjo edhe sepse trajner në “Old Traford” tashmë është Erik Ten Hag, njeriu që e drejtoi Lopezin tek Ajaksi.

Sfidanti.al