Kjo histori shqiptare e ka zanafillën në zonat e ashpra të Lumit të Vlorës, por mund të kuptohet kudo në vende të vështira për të nxjerrë bukën e gojës, në Shqipëri apo në të gjithë botën. Siç është shprehja “atë që malësorit ia merr koha dalë nga dalë, ai përpiqet ta marrë me forcë kur i jepet rasti”. Ndoshta, ai që i ka vjedhur orën pilotit të Ferrarit, Sharl Lëklerk, nuk ka qenë ndonjë malësor (shqiptar apo “i jashtëm”), por padyshim që ka qenë shumë më nevojtar sesa milioneri nga Principata e Montekarlos. Që ka qenë tepër nevojtar në fëmijëri dhe në rini kjo është e sigurt. Nga kjo gjë rrjedh që ky hajdut jo i niveleve të larta, të shfrytëzojë ndonjë moment kur pasunari të kalojë në një rrugë pa ndriçim dhe t’i marrë orën me vlerë 318 000 euro. Sipas moralit konvencional, që na mësohet në shkolla (“Një tjetër tullë në mur”, do të thoshin Pink Flojdët), ky quhet një faj dhe fajtori duhet të skuqet e ligji duhet ta dënojë. Sipas ligjit të “stomakut” dhe të barazisë, kjo është rrjedhoja kur dikush fiton miliona si Lëklerku i Ferrarit, dhe dikush jo, ndaj edhe dalin historitë “kokë lashë, kokë mora”.
Sfidanti.al