Trajneri Domeniko Tedesko po bën mrekulli që kur mori skuadrën në dorë me largimin e Xhesi Marshit. Lajpcigu është në vendin e tretë në Bundesligë, duke rikuperuar vend pas vendi, e duke mbetur thjesht pas dy ekipeve më të forta si Bajerni e Dortmundi. Po ashtu, Lajpcigu është në gjysmëfinalen e Ligës së Europës pas eliminimit të Atalantës, dhe do të jetë përballë Gllazgou Rejnxhërist në fund të muajit. Gjithsesi, dy prej lojtarëve të ekipit të lindjes së Gjermanisë janë të lidhur me Bajernin (si edhe me ekipe të tjerë). Këta janë Konrad Laimer dhe Kristofer Nkunku. Trajneri Tedesko thotë se është i qetë. “Këto histori janë pjesë e profesionit, – thotë ai, – sidomos kur lojtarët janë të suksesshëm. Kjo është një gjë e mirë dhe nuk ndikon për keq tek ne”. Gjithsesi, Bajerni ka treguar se merr shpesh nga Lajpcigu siç ndodhi me trajnerin Nagelsman apo me Upamekanon e Zabicerin.
Sfidanti.al