Kristiano lë pas ditën e zisë, ndoshta luan në “finalen” ndaj Arsenalit

Dueli i madh për Championsin do të jetë këtë të shtunë në orën 13:30, pra pikërisht nesër. Mançester Junajtidi shkon në fushën e Arsenalit, në një finale të vërtetë për kualifikimin në Champions e ndoshta Kristiano Ronaldo mund të jetë i gatshëm. Edhe pse kaloi një dhimbje tepër të madhe, atë të humbjes së një fëmije të sapolindur, sërish portugezi bëri detyrën duke u kthyer që të enjten në stërvitje me shokët. Ai u pa duke biseduar me mesfushorin veteran serb, Nemanja Matiç, dhe trajneri Rangnik u njoh me gjendjen e tij fizike dhe psikologjike. Si një profesionist i nivelit më të lartë, pritet që CR7 të jetë në 100 për qind në një përballje të tillë, në të cilën vetëm fitorja bën punë për Mançester Junajtidin, sidomos pas humbjes 0-4 në fushën e Liverpulit. Në renditje, Arsenali ka 57 pikë në 32 ndeshje, po aq sa Totenhemi (32 ndeshje), ndërsa Junajtidi ka 54 pikë në 33 ndeshje.

Sfidanti.al