Ish-ylli brazilian është ambasador për klubin madrilen, dhe është pyetur për fatin e sulmuesit francez, i cili pritet në “Bernabeu” me krahët hapur. “Do të vijë”, – ishte përgjigja e shkurtër e Roberto Karlosit kur u pyet për Kilian Mbapenë, pra duke konfirmuar se 23-vjeçari do të largohet nga Paris SG për të kaluar tek Reali i Madridit. PSG po bën ç’mos që ta bindë kampionin e botës për të rinovuar kontratën, porse në Spanjë thonë se është rënë dakord për me presidentin Florentino Perez, dhe madje edhe për ditën e prezantimit.
Sfidanti.al