Ky është vetndëshkim: Jep dorëheqjen nga UEFA e FIFA për një orë 6000-euroshe!

Rajnhard Grindel para afro një jave dha dorëheqjen nga funksioni i presidentit të federatës gjermane të futbollit, ndërsa tani ai u tërhoq edhe nga pozicionet e tij të lartë në UEFA dhe FIFA, pasi media gjermane zbuloi “skandalin” se ai nuk ka deklaruar 76 000 euro, ndërkohë që në doganë u “kap” me një orë të padeklaruar që kushtonte 6000 euro.
Në ndryshim nga shumë të tjerë, sidomos në Ballkan, gjermani Grindel tregoi një përgjegjësi të lartë morale, duke u dorëhequr, me qëllim që, sikurse tha ai vetë, “të mbronte reputacionin e UEFA-s dhe të FIFA-s”.
Në fakt, arsyeja kryesore që Grindeli, ish-gazetar dhe avokat, dha dorëhëqjen nga postet e lartpërmendur, ishte ora 6000-euroshe që ai nuk e deklaroi në doganën gjermane dhe që atij ia kishte falur biznesmeni ukrainas Hrigori Surkis, një nga pesë zv.presidentët e UEFA-s.
FIFA dhe UEFA kanë vite që etiketohen si “organizata kriminale”, pasi kanë qenë përfishirë në disa skandale financiare, kështu që Grindeli që të mos ta njolloste edhe më shumë emrin e tyre, ndjeu përgjegjësi morale dhe dha menjëherë dorëheqjen, ndërkohë që shumë korrupsionistë të tjerë të sportit janë përfshirë në afera të pista shumëmilionshe.
Sfidanti.al