Komisioni disiplinor i federatës spanjolle të futbollit e dënoi Diego Kostën që ai të mos luajë tetë ndeshje, katër prej tyre se ofendoi gjyqtarin e ndeshjes Hil Manzani gjatë ndeshjes Barcelona-Atletiko e Madridit dhe katër të tjera, sepse e kapi gjyqtarin prej dore, kur ai i tregoi kartonin e kuq. Po ashtu, Kosta do të paguajë edhe një gjobë prej 6010 eurosh
Në Primerën spanjolle kanë mbetur ende për t’u zhvilluar edhe shtatë ndeshje, kështu që dënimi prej tetë ndeshjesh i pezulluar do të thotë fund sezoni për Diego Kostën.
Sfidanti.al