Piontek-Imobile, rekorde personal në sfidën Milan-Lacio

Do të jenë në fushë padyshim për të ndihmuar skuadrat e tyre që të fitojnë, por do të kenë në mendje edhe arritjet personale. Kristof Piontek dhe Çiro Imobile janë dy sulmuesit në qendër të vëmendjes për sfidën e sotme të Serisë A, Milan-Lacio, që luhet në “San Siro” në orën 20:30. Milanistët dhe kryeqytetasit luftojnë për zonën Champions, ndërsa Piontek dhe Imobile kanë edhe ata objektivat e tyre.

Nëse polaku shënon dy gola, do të arrinte në kuotën 23, dhe po ashtu në kuotën 10 me Milanin, që do të thotë se brenda një sezoni, do të kishte gola me dy shifra (10 e sipër) me dy skuadra të ndryshme. Me Xhenoan në fazën e parë realizoi 13. Asnjë lojtar në historinë e Serisë A nuk e ka bërë më parë një gjë të tillë, dhe Pionteku do të donte ta arrinte. Piontek lufton edhe me Kualjarelën, Zapatën e Ronaldon për Këpucën e Artë në Serinë A.

Imobile ka nevojë po ashtu për dy gola që të arrijë kuotën e 100 rrjetave në Serinë A. Sulmuesi i kombëtares italiane ka shënuar vazhdimisht për Xhenoan, Torinon dhe Lacion, dhe shifra 100 do të ishte një krenari. Në moshën 29-vjeçari padyshim ai do të kërkojë ta rrisë edhe më tej në të ardhmen.

Sfidanti.al