Në Londër u shtrua tapeti i kuq për skuadrën e Formula 1, Williams. Në kryeqytetin anglez u shfaq premiera e filmit dokumentar dedikuar kësaj skuderie me titullin ‘Williams’. Të pranishëm në këtë event ishin shefja e Willliams, Claire, pilotët Felipe Massa e Lance Stroll si dhe i ftuari i veçantë, Valtteri Bottas që vetëm në fillim të këtij sezoni la skuadrën britanike për Mercedes. Dokumentari ‘Williams’ tregon historinë e kësaj skuadre të krijuar nga Sir Frank Williams, biznesmen britanik dhe njëkohësisht pilot i Formula 1 me të cilën ai fitoi edhe 9 tituj për kontruktorë në 40 vitet e fundit. Detajet e kësaj historie nuk janë fshehur as ato më të dhimbshmet sic ishte aksidenti i pësuar nga Williams në 1986 pas përplasjes me Ayrton Sennën, që e la britanikun të paralizuar. Filmi dokumentar ‘Williams’ i regjisorit Morgan Matthews do të nisë të shfaqet në kinematë britanike në datën 4 gusht.
sfidanti.al