U tha, u bë; drejtuesit e pistës së Silverstone vendosën të aplikojnë klauzolën për zgjidhjen e kontratës me drejtuesit e Formula 1 e cila skadonte në vitin 2026. Ideja është që ata të gjejnë një marrëveshje të re për të sigurar favore ekonomike më të mëdha. Ky veprim do të thotë se nëse ky akord i ri nuk do të arrihet, atëherë gara e Britanisë së Madhe do të dalë përfundimisht nga kalendari i Formula 1 pas vitit 2019. Një situatë që mund të ndryshojë nëse Liberty Media do të pranojë reduktimin e taksës së garës për këtë cirkuit. Drejtuesit e British Racing Drivers’ Club që administrojnë pistën bënë të ditur se në dy vitet e fundit kanë shënuar humbje mb 7 milionë Paund një tendencë që pritet të vazhdojnë edhe këtë vit dhe kjo ndikoi në vendimin për të ndërprerë kontratën. Por jo vetëm kaq, tarifa e taksës së garës rritet cdo vit dhe deri në vitin 2026 kur skadonte edhe kontrata me Formula 1, ajo arrinte deri në 25 milionë Paund. Vendimi i administratorëve të pistës së Silverstone nuk u prit aspak mirë nga F1 Group me këtë të fundit që e cilësoi si të gabuar këtë lëvizje që ndodhi pak ditë përpara zhvillimit të garës që është këtë fundjavë. F1 Group theksoi se do të vijojë punën për gjetjen e një zgjidhjeje sepse është e domosdoshme që Silverstone të jetë ende pjesë e këtij kampionati.
sfidanti.al