Adnan Januzaj mund të quhet zhgënjimi më i madh i viteve të fundit tek Mançester Junajtid. Djaloshi me origjinë shqiptare nga Kosova, dhe me pasaportë belge, u largua përfundimisht nga klubi anglez, por gjithsesi nuk mund të thuhet se nuk ka vlerë. Real i Sociedadit në Spanjë pagoi mbi 10 milionë euro për ta pasur në skuadër, dhe askush nuk hedh kot 10 milionë euro, edhe në kohën kur ka inflacion për kartonët e futbollistëve.
Futbollisti 22-vjeçar ishte një shpresë e madhe për Sër Aleks Fergusonin kur e mori në 2013, ndërsa ishte 17-18 vjeç, dhe i dha kontratë 5-vjeçare. Gjithsesi, Januzaj nuk ia doli me konkurrencën dhe luajti më shumë huazim tek Sandërlendi dhe Dortmundi. Shpresohet që të ringjallë karrierën në ligën spanjolle, ndërsa Junajtid ndoshta ka përfshirë ndonjë klauzolë rikthimi nëse ai vërtet arrin të shkëlqejë.
Sfidanti.al