Kërkohet një “sakrilegj”, të shkelet një traditë 140-vjeçare!

Edhe në regbi, ashtu si në sportet e tjera ka disa simbole dhe tradita që lidhen me ngjyrat. Irlanda dhe Uellsi kanë qenë prej 140 vjetësh me fanelat e tyre karakteristike, të cilat nuk i kanë ndryshuar kurrë. Irlandezët kanë veshur gjithnjë ngjyrën e blertë, sipas legjendës së tërfilit, ndërsa uellsianët kanë qenë të kuq. Pas 140-vjetësh, që do të thotë një traditë gati 1 shekullore e gjysmë, njërit prej ekipeve u kërkohet “sakrilegji” që të veshë fanelë të bardhë! Arsyeja është sepse diskutohet që ngjyrat mund të ngatërrohen, ndaj edhe ky ndryshim ngjyre duhet të jetë i përhershëm kur dy ekipet ndeshen me njëri-tjetrin. Gjithsesi, pyetja normale është sesi ia kanë bërë dy ekipet dhe tifozët, komentatorët dhe tifozët për 140 vjet, kur Irlanda dhe Uellsi kanë luajtur edhe ndaj njëri-tjetrit me ngjyrat tradicionale të blertë dhe të kuqe?!

Sfidanti.al