Notingemi eleminoi Leisterin, ish-kampionët e Europës mundën trofembajtësit!

Për ata që janë shumë të rinj në moshë dhe që nuk kanë dëshirë të lexojnë për historinë e futbollit, duhet dhënë sqarimi se në Europë ekziston vetëm një skuadër që ka dalë vetëm 1 herë kampion në vendin e saj, dhe ka fituar dy Champions (kupat e kampionëve në atë kohë). Ky ekip i pangjashëm me asnjë tjetër është Notingem Foresti, dhe këtë e bëri në epokën e trajnerit legjendat Brajan Kllaf (Clough), pasi në 1978 fitoi kampionatin anglez, dhe në 1979 e 1980 fitoi kupën e kampionëve.

Kjo skuadër historike ndodhet sot në kategorinë e dytë angleze, por tregoi se e respekton emrin e madh të fanelës duke eleminuar nga Kupa e Anglisë trofembajtësin Leister. Ekipi që vjet mundi në finale Çelsin, kampion të Europës, u shkatërrua në “Siti Graund” (City Ground) me shifrat 4-1. Golat për fituesit u shënuan nga Filip Cinkernagel, Bremen Xhonson, Xho Uorrëll dhe Djed Spens. “Ju nuk do të këndoni kurrë se jemi kampionë të Europës”, ishte refreni i tifozëve vendas, të lumtur që Notingemi i tyre ka eleminuar këtë sezon dy ekipe të Premier Ligës nga kupa, Arsenalin dhe tani Leisterin.

Sfidanti.al