Kërcënimet e UEFA-s sot, si ultimatumet dikur të Kinës ndaj Tajvanit!

Shteti i madh kinez nuk i përsërit më ato deklarata, përveçse thekson se vendi do të bashkohet me hir apo me pahir. Nga ana tjetër, kemi UEFA-n e cila vazhdon me kërcënimet ndaj klubeve të Superligës Europiane, dhe të kujtojnë ultimatumet e dikurshme të Kinës ndaj Tajvanit, që kurrë nuk u materializuan. Presidenti i UEFA-s, Aleksandr Çeferin, ka deklaruar se Reali i Madridit, Juventusi e Barcelona mund të përjashtohen nga Championsi, ndërsa një gjykatë në Spanjë i dha të drejtë UEFA-s që të merrte masat e saj. Kërcënimet kanë kohë që bëhen, por Reali ka arritur sërish në finalen e Championsit. Nuk ka asnjë precedent që skuadra të tilla kaq të fuqishme të përjashtohen nga Championsi, pasi kompeticioni do të pësonte humbje tepër të mëdha financiare.

Sfidanti.al