Më i shkathti, më i shpejti, shqiptarët “grabisin” biletat për Ligën e Konferencës!

Mbi 7000 shqiptarë do të jenë të pranishën në Air Albania për finalen e Ligës së Konferencës. UEFAS informon që 89 për qind e “kartave” që ishin vënë në dispozicion onlajn për publikun, janë “rrëmbyer” nga nga tifozët vendas. Organizmi europian i futbollit e cilësoi shumë të suksesshëm procesin e shitjes së biletave. UEFA nxori në shitje onlajn gjithsej 8500 bileta për publikun e gjerë, të cilat u shitën për rreth dy orë. Ndërkaq, vetëm 11% e tyre shkuan për blerësit nga 20 vendet e tjera të Europës.  Klubi holandez i Fejnordit pretendon se tifozët e tyre nuk arritën të siguronin asnjë vend në “Arenën Air Albania”, ndryshe nga ata të Romës që sipas tyre kanë marrë bileta në masë. Klubi holandez kërkoi përsëritjen e procesit të shitjes së biletave, për shkak se sistemi i UEFA-s u hap në orën 14:00, ku duhej të hapej në orën 12.00.  Përgjigja nga Nioni ishte një falje Fejënordit për orarin, por nuk pranoi kërkesën për përsëritjen e procesit. Dy ekipet kanë marrë nga 4 000 bileta për tifozët e tyre, ndërsa 6 000 të tejra do të jepen falas nga UEFA për tifozë që sakrifikuan në pandemic.

Sfidanti.al