Ndoshta e mira i erdhi “paradhënie” trajnerit kuqezi, pasi e mori një lajm të madh me përjashtimin e Rusisë. Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në Ligën e Kombeve pa një kundërshtar të tillë të fuqishëm, dhe përballë saj do të jenë Islanda e Izraeli. Këto janë skuadra që ne i kemi mundur në të kaluarën (siç edhe na kanë mundur), pra mund të luftojmë për vendin e parë në grup, gjë që do të thoshte ngjitje në kategori. E pra, Edi Reja vendosi të shkonte në një “faltore” siç është “tavolina Maradona” në “Picerinë Antike tek Mikele”. Tifozët e Napolit kanë reaguar në Instagram duke vlerësuar Rejën e duke thënë se në atë piceri nisi rrugën skuadra që u kthye në Serinë A, nën drejtimin e trajnerit të sotëm të Shqipërisë. Shpresojmë që pica tek Maradona t’i japë fat edhe kombëtares, përveçse Rejës.
Sfidanti.al