Mbrëmja e madhe e De Brujnes afron Sitin me titullin!

E kemi thënë që një skuadër që vlen mbi 1 miliardë paundë stërlina e ka më të lehtë për të fituar titujt. Mançester Siti është një skuadër e tillë, e mbështetur nga paratë e një shteti, ndaj edhe Liverpuli e ka më të vështirë, dhe duket se edhe për këtë sezon përfundimi do të jetë ashtu si vjet. Siti triumfoi 5-1 në fushën e Uolvesit duke u shkëputur sërish 3 pikë nga të kuqtë e Jurgen Klopit. Përtej çdo kritike apo “shigjetimi” për “Qytetarët” këtë herë ia vlen të veçohet një Kevin De Brujne, autor i 4 golave. Mesfushori i shkëlqyer belg, një nga më të mirët e botës, la pas lodhjen dhe zhgënjimin e eliminimit në Champions nga Reali, duke qenë në kulmin e tij. De Brujne realizoi 3 gola në vetëm 24 minua, ndërsa të pestin e shtoi Rahim Stërling. Uolvesi arriti vetëm që të barazonte përkohësisht 1-1 me Dendokerin në 11’. Me këtë fitore, ekipi i Pep Guardiolës arriti në 89 pikë ndaj 86 të Liverpulit, duke pasur edhe golaverazh më të mirë, +72 ndaj +65, e pra edhe nëse humbasin një ndeshje (ndoshta me Uest Hemin), sërish do të dalin kampionë.

Sfidanti.al