Nja pesë vjet më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, kujtoi një thënie lashtësisë greke, “ajo që i lejohet Zeusit, nuk i lejohet demit”! Putini e përmendi për të thënë se “ariu (nënkupto Rusia) nuk ka nevojë të marrë leje”, ndërsa ne po e përmendim për të kujtuar kritikat ndaj futbollistes së SHBA-së, Aleks Morgan, pasi festoi golin ndaj Anglisë në Botëror.
Morgan festoi duke imituar sikur po pinte një gotë çaj, dhe ajo u sulmua ashpër nga mediat dhe analistët në Angli, veçse vajza amerikane nuk qenka nga ato që ulin kokën, por kundërsulmoi menjëherë. “Nuk e kuptoj se përse skandalizohen nga festimi im, kur burrat në futboll festojnë duke kapur “topet” e tyre me duar, – tha ajo, në konferencën për shtyp para finales së Botërorit ndaj Holandës, – veprimi im kishte shpjegimin “ky është çaji”, pra me domethënien se po tregoja një histori”.
Kampionia amerikane, natyrshëm, që e pati fjalën për mënyrën sesi festuan golat trajneri i Atletikos, Diego Pablo Simeone, në ndeshjen ndaj Juventusit në Champions, dhe po ashtu Kristiano Ronaldo, në duelin e kthimit mes këtyre dy ekipeve, ku portugezi shënoi 3 herë.
Sfidanti.al