Në Angli janë të sigurt; Atletiko do paguajë menjëherë për kartonin e Moratës

Alvaro Morata ka nisur më shpejt nga sa ishte parashikuar punën me Atletiko Madrid në prag të sezonit të ri futbollistik. Sulmuesi ndërpreu pushimet e tij verore për t’u bashkuar me skuadrën., gjë që tregon se ai është i fokusuar totalisht te Los Colchoneros dhe e gjithë kjo ndodh në një moment kur Celsi po shfaq dëshirën për ta pasur sërish në radhët e tij sulmuesin spanjoll.

Morata u transferua te Atletiko madrid në janar të këtij viti në formën e huazimit për një periudhë prej 18 muajsh. por sipas medias britanike Celsi duke qenë se nuk mund të bëjë blerje në merkaton e transferimeve kërkon që të prishë akordin me madrilenët, kështu që klubi spanjoll pritet të reagojë dhe të paguajë 55 milionë Euro për të marrë përfundimisht në zotërim kartonin e Moratës, me futbollistin që në disa raste ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te Atletiko.

Skuadra iberike në të vërtetë preferon që të paguajë këtë shifër verën e ardhshme, por nëse Celsi do të këmbëngulë në kthimin e Moratës në Stamford Bridge, atëherë Atletiko nuk do të ngurrojë të bëjë blerjen e kartonit të tij që këtë verë

sfidanti.al