Nuk është më e mira e botës, por edhe numri 15 në renditjen e rruzullit nuk është keq. Aq më tepër kur ke ndërruar mbiemrin, nga Sleten në VanZant, për të zhdukur nga vetja jote gjurmët e një ngjarjeje tragjike, që vajza 26-vjeçare amerikane e tregoi dy vjet më parë. Peixh VanZant (Page VanZant), një nga heroinat e arteve të përziera marciale në versionin UFC, bëri përshtypje të madhe së fundmi, ndërsa postoi në Instagram foto të sajat dhe të bashkëshortit, ndërsa ishin të zhveshur, por duke e fshehur lakuriqësinë e pjesëve të tyre intime.
Fotot ishin disa, duke qendruar në verandë, duke punuar kopshtin rreth shtëpisë, ndërsa njëra ishte më e veçantë, me të dy bashkëshortët të “kapërthyer” në pozicion të kundërt, sërish duke mbuluar pjesët intime. Peixhi u shpreh se ato foto (që mund të quhen deri diku artistike) ishin përgjigje për disa njerëz që i dërguan kondome kur ajo bëri publik numrin e saj të celularit për të biseduar me tifozët, pak a shumë siç bëri edhe Maria Sharapova. Komentet ishin tepër pikante në adresën e saj në Instagram që ndiqet nga 2.4 milionë njerëz.
Sfidanti.al