Reali thotë se i ka llogaritë në rregull, uljet e pagave më pak se tek Barça!

Koronavirusi padyshim që ndikon edhe në klubin “e kurorës”, dhe në Madrid po mendojnë planin “B” dhe planin “C”. Që do të thotë ulje të mundshme të rrogave të yjeve të skuadrës së parë, edhe pse presidenti Florentino Perez kishte deklaruar se gjendja është nën kontroll dhe aspekti financiar është i siguruar. Nëse La Liga do të fillojë me vonesë, atëherë rrogat e futbollistëve “merenges” mund të ulen me nga 12 për qind, por nëse gjithçka ndalon, atëherë zbritja do të ishte 20 për qind. Në secilin rast, madrilenët do të ulnin pagat e lojtarëve të tyre shumë më pak sesa Barcelona. Klubi katalanas nuk dha ndonjë “njësi matëse” për këtë ulje, ndërsa u fol për 30 për qind, por pastaj doli publikisht Lionel Mesi dhe deklaroi se vullnetarisht do të ulnin rrogat me 70 për qind, përsa kohë do të vazhdonte koronavirusi. Vlen të theksohet se kjo zbritje 70 për qind vlen për disa muaj, ndërsa zbritja në “Santiago Bernabeu” duhet të përfshijë gjithë sezonin.

Sfidanti.al