Ju Sang-çul, shuhet legjenda e e Koresë së Jugut të Botëror 2002!

Ishte 49 vjeç, padyshim në kulmin e moshës dhe të kënaqësisë së jetës, por fati nuk ishte me të. Ju Sang-çul humbi jetën për shkak të kancerit, ndërsa mbahet mend në Korenë e Jugut si një nga heronjtë e Kupës së Botës të vitit 2002, kur ekipi aziatik arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Nën drejtimin e trajnerit Gus Hidink, Koreja e Jugut kaloi Italinë e Spanjën, dhe u ndal në gjysmëfinale nga Gjermania. Me kombëtaren, ai luajti 124 ndeshje duke shënuar 18 gola, më të famshmin ndaj Polonisë në fitoren 2-0 në Kupën e Botës. Ai u përzgjodh në ekipin më të mirë të Botërorit në Japoni e Kore të Jugut.

Sfidanti.al