Dëshiron të punojë dhe do ta bëjë në një skuadër serioze dhe me një president vërtet kërkues, por jo edhe aq të bezdisshëm në punën “ditë pas dite”. Mauricio Sarri nuk e pati të lehtë me Aurelio De Laurentisin tek Napoli apo me Roman Abramoviçin tek Çelsi, por Klaudio Lotito është më i pranueshëm tek Lacio. Tekniku toskan firmosi kontratën 2-vjeçare me kryeqytetasit, kundrejt rrogës 3 milionë euro në sezon, plus 1 milionë euro si shpërbime të ndryshme. Zhvendosja e tij në Romë do të bëjë padyshim që edhe Elseid Hysaj të bashkohet me të, në “Qytetin e Përjetshëm”. Mbrojtësi 27-vjeçar i kombëtares shqiptare gjithnjë ka qenë “ushtar” i “komandantit” Sarri. Kështu, shkodrani do ta vazhdojë karrierën në Itali, në Serinë A, edhe pse për të ka oferta nga Anglia. Sarri kthehet në stol pas një viti pushim, ndërsa në 2020 doli kampion me Juventusin, ndërsa në 2019 fitoi Ligën e Europës me Çelsin. Me Napolin fitoi Kupën e Italisë, ndërsa pretendoi për titullin.
Sfidanti.al