Edi Reja ka ndezuar bastet me rrëzimin e dytë, Cikalleshi “ ngjalli të vdekurin””… 

Si ka mundësi, mos vallë është pjesë e  skemës dhe as nuk po  arrijmë ta kuptojmë? Edi Reja, për të dytën herë më radhë, është rrëzuar përtokë dhe tani koificienti i basteve që trajneri i Shqipërisë do të realizojë një rënie të tretë ka rënë ndjeshëm. Mirë në Uells që ishte si një manovër  bilardoje kur bila shtatë  goditi 15-tën,  pasi futbollisti i Uellsit shtyu Manajn dhe ky i fundit futi në “gropë” trajnerin e tij, po këtë herë futbollisti çek e mori para Rejën sikur ta kishte shinjestruar..gjahun!

Por, nëse kur Edi Reja humbi tokëzimin në ndeshjen e parë me Uellsin u bë lajm me të madhe, këtë herë nuke  fitoi dot skenën e protagonistit të parë pasi goli i Cikalleshit ishte si një rrufe në qiell të pastër. Një rrufe e një sulmuesi që hakmerret me cilësi golash, sa herë që e largojnë me marifet nga listat kuqezi. Sikur ta pyesnin portierin e çekëve për golin që pësoi, me siguri  do të zbulohej  misteri  i mimikës së  tij  epike, pas gjuajtjes  turbulluese të sulmuesit tonë. Një  gjest i rrallë habie, që po të deshifrohej me fjalë, mund të ishte i tillë: nga erdhi kjo gjuajtje kaq elektrike, nga një ekip që dukej i vdekur deri në ato çaste..?

Dhe më e bukura, trajneri Reja, sapo fiton prapë këmbet, merr  rolin e mësuesit dhe fillon e vë notat e tij  shumë të lira pas ndeshjes. Sepse na kujton shkollën e natës ku notat  fluturonin si balonat! Nuk i vë dot notën 10 Cikalleshit ngaqë nuk është sjellur me ndershmëri me të, por thotë se gjithë grupi meriton notën maksimale për ipenjimin! Një gënjeshtër e radhës nga “plaku që nuk e mbajnë më këmbët” sepse goli i Cikalleshit bëri që të çoheshin në këmbë skuadren , pasi dhe ata ishin shtrirë  në tokë, tamam si profesori i tyre…

Sfidanti.al