Ramosi ende paska shpresë për kontratë të re me Realin!

Nuk dihet sesi mund të ndodhë, por mediat spanjolle shkruajnë se ka shanse që të realizohet. Presidenti i Realit, Florentino Perez, është padyshim shumë i zemëruar me kapitenin e tij që ka lobuar tek shokët e skuadrës që të mos pranojnë uljen e rrogës me 10 për qind, veçse gazeta “AS”, informon se Ramosi ndodhet në shtëpinë e tij në Madrid dhe pret një telefonatë nga klubi. Kjo është edhe shpresa e fundit për të rinovuar kontratën, ndonëse qendërmbrojtësi e ka hedhur poshtë dy herë ofertën e Perezit me ulje të rrogës 10 për qind. Ramosi ka sqaruar privatisht se nuk është çështja tek paratë, por tek vitet që ka kaluar në klub dhe kontributin që ka dhënë, dhe gjykon se një kontratë e re 2-vjeçare do të ishte vlerësim për karrierën e tij. Besohet se as vetë Perezi nuk dëshiron që Ramosi të largohet ashtu siç ndodhi me Kasijasin dhe Ronaldon, pra pa dashuri.

Sfidanti.al