Joviçi fiton simpatinë e tifozëve: Që i vogël flija me bluzën e Realit!

Luka Joviç po përjeton ndoshta ditët më të bukura të jetës së tij, duke qenë se ai do të luajë me ekipin e ëndrrave të tij, Realin e Madridit, ku ai u prezantua në prani të të afërmeve të tij dhe sigurisht të presidentit Florentino Perez që, duke e prezantuar futbollistin e ri serb, bëri të ditur se ky i fundit në fëmijërinë e tij flinte çdo natë me bluzën e Realit.

Kjo deklaratë bëri që gazetarët ta pyesnin vetë Joviçin për këtë temë dhe golashënuesi më i mirë i deritanishëm i Aintrahtit të Frankfurit u përgjigj:

“Po, kjo histori është e vërtetë. Kur isha i vogël, unë flija çdo natë i veshur me bluzën e Realit të Madridit, të cilën ma kishte falur një miku i babait tim, kështu që unë që fëmijë jam tifoz i madh i Realit. Ai është klubi më i madh në botë”.

Sfidanti.al