Lukakut i soset durimi: Vendosni, do të më mbani apo të ikë?

Për sulmuesin Romelu Lukaku ka disa kohë që thuhet se ai do të shkojë të luajë në Serinë A, konkretisht tek Interi, por kryesia e Mançester Junajtidit ende nuk po e bën të ditur vendimin e saj final, duke bërë që futbollisti belg i lartpërmendur ta humbasë durimin.

“Unë nuk kam asgjë në dorë, sepse do të vendos klubi dhe ai duhet ta marrë shpejt vendimin, sepse nuk dua të dëgjoj spekulime të ndryshme. Mua më intereson vetëm futbolli”, deklaroi Lukaku, duke shtuar: “Shpresoj se klubi nuk do të vonohet dhe do të vendosë sa më shpejt që edhe unë ta mbledh mendjen”.

Sfidanti.al